• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kanani: Në doktrinën bërthamore iraniane nuk ka vend për armë bërthamore

Kanani: Në doktrinën bërthamore iraniane nuk ka vend për armë bërthamore

Teheran, 22 prill 2024 (MIA) - Armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën bërthamore të Iranit, kumtoi sot Ministria e Jashtme e Iranit, disa ditë pasi një komandant i Gardës Revolucionare paralajmëroi se Teherani mund të ndryshojë politikën e tij bërthamore nëse i nënshtrohet presionit nga kërcënimet e Izraelit.

"Irani përsërit vazhdimisht se programi i tij bërthamor shërben vetëm për qëllime paqësore. Armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën tonë bërthamore, tha zëdhënësi i Ministrisë, Naser Kanani, në një konferencë për shtyp në Teheran, raportojnë mediat britanike.

Pas rritjes së tensioneve me Izraelin, komandanti i Gardës përgjegjës për sigurinë bërthamore, Ahmad Hagtalab, tha javën e kaluar se kërcënimet izraelite mund ta detyrojnë Teheranin të "rishqyrtojë doktrinën e tij bërthamore dhe të tërhiqet nga pozicionet e mëparshme".

Udhëheqësi suprem fetar i Iranit, ajatollah Ali Hamnei, i cili ka fjalën e fundit për programin bërthamor të Teheranit, lëshoi ​​një fetva në fillim të viteve 2000 që ndalonte zhvillimin e armëve bërthamore.

Perëndimi, megjithatë, vazhdimisht tregon dhe akuzon Teheranin se po punon në zhvillimin e armëve të tij bërthamore. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR