• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kanë përfunduar të gjitha procedurat administrative për furnizim urgjent të “trikaftës”

Kanë përfunduar të gjitha procedurat administrative për furnizim urgjent të “trikaftës”

Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA)- Kanë përfunduar procedurat administrative që ishin të nevojshme për blerjen e menjëhershme të medikamentit "trikafta" për pacientët më kritikë që vuajnë nga fibroza cistike edhe atë në afat sa më të shkurtër, kumtoi Pres shërbimi qeveritar.

"Dorëzimi i ilaçit 'trikafta' për këta pacientë pritet të realizohet nga furnizuesi në periudhën më të shpejtë të mundshme, jo më të gjatë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnizuesit, ndërsa të ndërlidhur me specifikat e vetë medikamentit. Për këtë qëllim javën e kaluar nga Fondi Shëndetësor janë miratuar mbi 2.2 milionë euro dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, në ditët e kaluara kanë përfunduar të gjitha procedurat që mundësojnë blerjen e menjëhershme të pandërprerë të medikamentit 'trikafta' për pacientët në gjendje kritike që vuajnë nga fibroza cistike", thuhet në kumtesë.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme në Qeveri do të mbahet takim i dytë i organit të posaçëm në të cilën janë përfshirë drejtpërdrejtë institucionet dhe përfaqësues nga Shoqata për fibrozë cistike.

Në takimin e sotëm, në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, madje pritet të finalizohen ndryshimet e nevojshme në zgjidhjet ligjore, të cilat do t'i mundësojnë shtetit të negociojë drejtpërdrejt për furnizimin e medikamentit 'trikafta' dhe në këtë mënyrë të sigurohet medikamenti për të gjithë pacientët. Me këto ndryshime në rregulloret ligjore ekzistuese, të cilat grupi i punës pritet t’i përfundojë deri në fund të javës, jepet një zgjidhje sistematike, sepse shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e medikamenteve, theksohet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar.

QËNDRONI TË LIDHUR