• e diel, 22 dhjetor 2024

Kanë përfunduar seancat përgatitore për kontestin gjyqësor Petrovska kundër Kovaçkit, gjykimi kryesor më 30 nëntor

Kanë përfunduar seancat përgatitore për kontestin gjyqësor Petrovska kundër Kovaçkit, gjykimi kryesor më 30 nëntor

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Përfunduan seancat përgaditore në Gjykatën themelore 2 për kontestin gjyqësor për fyerje dhe shpifje, ku ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e inicoi kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Dragan Kovaçki, për akuzat e deputetit se Petrovska po fsheh një pronë luksoze në Radishan, të cilën nuk e ka paraqitur në Listën e saj anketuese në KSHPK.

Gjykimi kryesor u caktua për 30 nëntor, ndërsa si dëshmitarë Petrovska i propozon pronarët që posedojnë pronën, të konfiromojnë se ajo asnjëherë nuk ka ndërtuar objekt në atë pronë, si dhe drejtorin e kadastrës në mënyrë që të verifikohet besushmëria e provave. Në konsultim me gjykatën dhe me kërkesë të mbrojtjes së të pandehurit, thotë Petrovska, është kërkuar të tërhiqen nga marrja në pyetje e atyre dëshmitarëve.

"Siç ju njoftova paraprakisht, nuk kam çfarë të fsheh. Dëshmit që ia prezantuam gjykatës, janë. dërguar edhe deri te i pandehuri. Ato janë të vërteta dhe dëshmi të vetme, të cilat e vërtetojnë pretendimin tim, ndërsa e mohon të tij. Kërkova dhe insistova edhe unë para gjykatës që të merrem në pyetje për t'u përgjigjur të gjitha pyetjeve, të cilat më janë drejtuar në periudhën e kaluar në lidhje me këtë rast", tha Petrovska.

Nuk është e vërtetë që dëshmitë e ofruara nga mbrojtja janë fshirë nga kadastra, tha Petrovska, dhe siç shtoi, dëshmitë që ajo ka ofruar në gjykatë dhe deri te i pandehuri, në fakt janë prova të mbledhura nga kadastra. Si dëmshpërblim, Petrovska kërkon pagesë financiare, por siç tha ajo, mund të ketë ndryshime deri në fund të procesit gjyqësor. 

Avokati i Kovaçkit, tha se mbrojtja në gjykatë ka dorëzuar fakte të dokumentuara, me të cilat, siç thotë, do të dëshmojnë se janë respektuar dispozitat e Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje.

"Për ne si mbrojtje në këtë situatë është i qartë qëndrimi, të cilin shpresojmë se gjykata do ta konfirmojë me aktvendimin, gjegjësisht është më se e qartë se janë respektuar dispozitat e Ligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, në pjesën e asaj që është dyshim i bazuar dhe ka zgjuar dyshim tek deputeti për hapjen e çështjeve me interes publik, që janë të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Këtë e dëshmuam me fakte të dokumentuara, që ia dorëzuam gjykatës gjatë procesit gjyqësor", sqaroi avokati i Kovaçkit. si/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR