• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kampi në Rafah u godit me municion të dobët, zjarri është shkaktuar nga sulmi sekondar, pretendon përfaqësuesi izraelit

Kampi në Rafah u godit me municion të dobët, zjarri është shkaktuar nga sulmi sekondar, pretendon përfaqësuesi izraelit

Rafah, 28 maj 2024 (MIA) - Hetimi preleminar për sulmin ndaj kampit të personave të zhvendosur palestinezë në Rafah tregoi se zjarri që shpërtheu ishte shkaktuar nga një "shpërthim sekondar", deklaroi një zyrtar anonim ushtarak izraelit.

Ai deklaroi se armata ka gjuajtur dy fishekë prej 17 kilogramësh, të cilat kishin për qëllim dy zyrtarë të lartë të Hamasit.

 Municioni ishte shumë i vogël për të shkaktuar një zjarr në vetvete, kështu që po hetohet mundësia që në atë zonë të ruheshin armë, shtoi zyrtari izraelit.

 Ministria e Shëndetësisë së Hamasit dje njoftoi se në sulmin ndaj kampit të personave të zhvendosur në Rafah janë vrarë 45 persona, ndërsa 249 janë plagosur. 

 Në kamp janë strehuar refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës, të cilët u larguan nga ofensiva izraelite. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR