• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kaminski: Polonia do të dërgojë 500 policë shtesë në kufirin me Bjellorusinë

Kaminski: Polonia do të dërgojë 500 policë shtesë në kufirin me Bjellorusinë

Varshavë, 2 korrik 2023 (MIA) - Polonia do të dërgojë 500 policë në kufirin me Bjellorusinë, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Mariush Kaminski.

Policia kufitare polake sot kumtoi se 187 persona dje kanë tentuar ilegalisht të kalojnë në Poloni nga Bjellorusia.

"Për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, vendosa t'i përforcojmë forcat tona me 500 policë polakë nga njësitë parandaluese dhe antiterroriste", ka shkruar Kaminski në Tuiter.

Ata do t'u bashkangjiten pesë mijë policëve kufitarë dhe dy mijë ushtarëve, të cilët e sigurojnë këtë kufi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR