• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kameron në të ardhmen do ta mbajë titullin lord nga Çiping Norton

Kameron në të ardhmen do ta mbajë titullin lord nga Çiping Norton

Londër, 17 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Kameron prej tani do ta mbajë titullin lord Kameron nga Çiping Norton, pasi ishte konfirmuar shtrirja territoriale e titullit të tij fisnik, kumtoi DPA.

Prejse kryeministri Rushi Sunak e emëroi shef të diplomacisë, ish kryeministri britanik u pranua edhe në Dhomën e lordëve.

Ky është kthimi i dukshëm i Kameron në politikë, shtatë vjet pasi ai dha dorëheqjen si kryeministër pas dështimit të referendumit për Brekzit, kumtoi DPA.

Sot ishte konfirmuar se titulli i tij i plotë do të jetë "Lordi me nderime të larta Kameron nga Çiping Norton".

Emri i titullit konfirmon lidhjet shumëvjeçare të Kameronit me qytetin Çiping Norton, që gjendet në ish njësinë e tij zgjedhore.

Pritet të hënën ai edhe zyrtarisht të paraqitet në Dhomën e lordëve të Parlamentit britanik. sa/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR