• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kameron: Jemi të gatshëm për njohjen e shtetit palestinez

Kameron: Jemi të gatshëm për njohjen e shtetit palestinez

Londër, 30 janar 2024 (MIA) - Britania e Madhe është e gatshme për momentin kur edhe formalisht do ta njohim shtetin palestinez, deklaroi shefi i diplomacisë britanike dhe ish kryeministër Dejvid Kameron, duke shtuar se palestinezëve duhet tu jepet horizont politik për promovimin e paqes në Lindjen e Afërt. 

Kameron sot e fillon vizitën e tij të katërt në Lindjen e Afërt pasi  në nëntor ishte emëruar ministër i Punëve të Jashtme. 

"Britania e Madhe ka përgjegjësi që të përcaktojë se si do të dukej shteti palestinez", tha ai. 

"Popullit palestinez do të duhet t'i tregohet progres i pakthyeshëm drejt zgjidhjes me dy shtete", tha Kameron. "Si do të ndodhë kjo, ne, me aleatët, do ta shqyrtojmë çështjen për njohjen e shtetit palestinez, duke përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara", shtoi ai para Këshillit për Lindjen e Afërt të Partisë Konservatore. 

Kameron, gjithashtu, i bëri thirrje Izraelit që të lejojë ndihmë më të madhe humanitare në Gazë dhe tha se është "qesharake" që ndihma vitale britanike dhe ndihma e tjetër kthehet prapa në kufi. 

Ai tha se 30 vitet e fundit ishin rrëfim për mossuksesin e Izraelit sepse nuk ka pasur sukses që tua sigurojë sigurinë qytetarëve të tij. Vetëm me pranimin e atij mossuksesi, tha ai, do të ketë paqe dhe progres. 

Britania e Madhe një kohë të gjatë e mbështet zgjidhjen për dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët do të mund të jetonin krah për krah në vende të ndryshme. 

Kameron sugjeron se Britania e Madhe do të mund t'i japë njohje formale, diplomatike shtetit palestinez jo si pjesë e marrëveshjes përfundimtare paqësore, por më herët, gjatë kohës së vetë negociatave. 

Njëkohësisht, shtoi ai, do të duhet të ketë pushtet të ri palestinez i cili do të ngritet shpejtë me "liderë teknokratë dhe të mirë" të aftë të menaxhojnë me Gazën. 

"Bashkë me këtë, pothuajse më e rëndësishmja nga të gjitha, është t'i jepet popullit palestinez një horizont politik në mënyrë që ata të shohin se do të ketë përparim të pakthyeshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete dhe, më e rëndësishmja, krijimit të një shteti palestinez", shtoi kreu i diplomacisë britanike para anëtarëve të partisë së tij. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR