• e premte, 05 dhjetor 2025

Kambovski: Varshmëria financiare e shkatërron pavarësinë e gjyqësorit, duhet të ndryshohet mënyra se si kryhen reformat

Kambovski: Varshmëria financiare e shkatërron pavarësinë e gjyqësorit, duhet të ndryshohet mënyra se si kryhen reformat

Shkup, 30 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, paralajmëroi se pa autonomi të vërtetë financiare, gjyqësori nuk mund të jetë vërtet i pavarur. Sipas tij, modeli aktual i reformës është joefikas, ndërsa ndryshime thelbësore mund të arrihen vetëm me një qasje të re, ndryshime në ligje dhe fuqizim të stafit.

Në deklaratë për media pas hapjes së konferencë  "Përforcimi i pavarësisë gjyqësore dhe përgjegjësisë nëpërmjet efikasitetit më të madh të procedurave", Kambovski reagoi ashpër në atë që, pavarësisht ligjeve të mira, gjyqësori nuk i merr mjetet e parashikuara dhe bllokohet nga procedurat burokratike.

"Nuk duhet ndalur me reforma. Natyrisht, këto reforma në të kaluarën nuk kanë dhënë fryte. Mënyra se si kryhen këto reforma duhet të ndryshojë, duhet të ndryshojë matrica e të menduarit dhe gjyqësori më në fund duhet të fitojë pavarësinë financiare që meriton sipas ligjit. Sepse nuk mund të flasim për pavarësinë e gjyqësorit nëse i njëjti gjyqësor varet nga ndonjë nga autoritetet e tjera, theksoi Kambovski, duke shtuar se problemi nuk është vetëm në objektet institucionale, por edhe në kapacitetet njerëzore dhe teknike.

Veçanërisht alarmues, shtoi ai, është fakti që rreth 200 punonjës të gjykatave mbeten pa kontrata të vazhduara.

"Kishim rreth 200 persona në të gjithë vendin që kishin kontrata me kohë të pacaktuar deri më 31 mars. Megjithatë, deri më sot, nuk u janë vazhduar kontratat dhe as nuk janë publikuar shpallje të reja. Për çdo punësim duhet të marrim miratimin nga Ministria e Financave. Nëse duam vërtet pavarësi financiare, atëherë gjyqësori nuk duhet të varet nga miratime të tilla, të cilat ndonjëherë as nuk i marrim", theksoi ai.

Lidhur me transparencën dhe besimin, Kambovski tha se dorëheqjet personale nuk janë zgjidhje për problemet sistemike.

"Dorëheqjet nuk janë reforma. Këshilli Gjyqësor është ndryshuar tërësisht. Përshtypja që zvarritet është nga përbërja e mëparshme e Këshillit Gjyqësor. Tani gjysma e Këshillit Gjyqësor është ndryshuar, dhe kështu e kishin parashikuar hartuesit e kushtetutës që Këshilli Gjyqësor të ketë një luhatje të vazhdueshme të anëtarëve të rinj, dhe nëse vërtet duam të bëjmë ndonjë reformë, kjo bëhet në një mënyrë tjetër, duke ndryshuar ligjin, duke zvogëluar mandatin, duke deprofesionalizuar Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, dhe vetëm ndryshime personeli, këtu nuk ka asgjë, çfarë garancie ka se anëtarët e rinj që do të vijnë do të jenë më të mirë", tha Kambovski.

Informoi gjithashtu se zgjedhja për Kryetarin e ri të Gjykatës Supreme është drejt përfundimit dhe pritet të vihet në rendin e ditës të njërës prej seancave të ardhshme të Këshillit Gjyqësor

Nevoja për reforma thelbësore, efikasitet më të madh të procedurave gjyqësore dhe promovimi i autonomisë gjyqësore ishin në fokus të konferencës së gjyqtarëve "Përforcimi i pavarësisë gjyqësore dhe përgjegjësisë nëpërmjet efikasitetit më të madh të procedurave"", të organizuar nga Shoqata e Gjyqtarëve të RMV-së me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup. ls/

Foto: arkivi i MIA-s  

QËNDRONI TË LIDHUR