Kambovski: Secili ka të drejtë të parashtrojë nisma, të gjithë duhet të veprojnë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën
- Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, pas kumtimit të sotëm se deputetë të VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkim të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, porositi se secili ka të drejtë të parashtrojë nisma, si dhe të gjitha autoritetet në shtet duhet të veprojnë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:42, 6 shkurt, 2025
Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, pas kumtimit të sotëm se deputetë të VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkim të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, porositi se secili ka të drejtë të parashtrojë nosma, si dhe të gjitha autoritetet në shtet duhet të veprojnë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën.
"Disa herë kam dhënë mendime në pikëpamje të procesurës për shkarkim të anëtarëve të Këshillit gjyqësor. Vendi i vetëm ku ajo është paraparë është në Ligjin për këshillin gjyqësor. Nisma mund të parashtrohen në Kuvend, secili ka të drejtë të parashtrojë nisma", tha Kambovski.
I pyetur çka nëse shkarkohen anëtarët e Këshillit, u përgjigj se nuk dëshiron të spekulojë por se nuk ka shkak të dyshojë se Kuvendi dhe Qeveria punojnë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën.
"Të gjithë punojmë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën. Nuk kemi arsye të dyshojmë se edhe Kuvendi edhe Qeveria punojnë në pajtim me ato parime",tha Kambovski i cili është pjesë e grupit në Ministrinë e Drejtësisë që e përgatitë ligjin për Këshillin gjyqësor.
Në pyetjen nëse do ta ftonte kryeminsitrin Hristian Mickoski në takim në mënyrë që të ndriçohen dilemat, Kambovski u prëgjigj se "tek ai nuk ka dilemë nëse flitet për veprim ligjor".
"Çdoherë jam i hapur për bisedë dhe për bashkëpunim me dy autoritetet e tjera në shtet. Jo për shkakun tim, jo për shkak të pushtetit gjyqësor, por për qytetarët", deklaroi Kambovski.
Është e qartë, nënvizoi ai, se ekziston ndonjë pakënaqësi ndaj disa anëtarëve të caktuar në Këshillin gjyqësor. Por, theksoi, të gjitha autoritetet në shtet duhet të veprojnë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën. Kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, pas kumtimit të sotëm se deputetë të VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkim të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, porositi se secili ka të drejtë të parashtrojë nosma, si dhe të gjitha autoritetet në shtet duhet të veprojnë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën. ab/
foto: МIА