Kambovski: Komisioni së pari duhet të kryejë hetim në lëndën për shoferin që i shkaktoi vdekjen e Frosina Kulakovas
- Komisioni së pari duhet të kryejë hetim në lëndën për shoferin që i shkaktoi vdekjen Frosina Kulakovas, tha sot Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit gjyqësor, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:42, 6 shkurt, 2025
Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni së pari duhet të kryejë hetim në lëndën për shoferin që i shkaktoi vdekjen Frosina Kulakovas, tha sot Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit gjyqësor, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Lidhur me formimin e komisionit, i cili duhet të konfirmojë nëse ka pasur lëshim në procedurat e mëparshme gjyqësore në lidhje me të akuzuarin Jovanov, i cili në kalimin për këmbësorë, e ka shkelur Kulakovan, Kambovski theksoi se koha është paksa e ndjeshme, sepse rasti aktualisht është në Gjykatën e Apelit në Shkup.
"Duhet me kujdes të veprojë komisioni, për të mos ushtruar presion mbi gjykatat e apelit, sepse ato normalisht duhet të vendosin në bazë të atij vendimi të shkallës së parë. Nëse është i mirë, do ta konfirmojnë. Nëse pretendojnë se nuk është në rregull, se ka shkelje të caktuara të procedurës, do ta shfuqizojnë ose ndoshta do ta ndryshojnë. Prandaj duhet komisioni me kujdes të kryej një inspektim dhe pas përfundimit të inspektimit, ta përgatisë raportin e vet. Do të trajtohet paralelisht. Megjithatë, do të ishte mirë të kemi kujdes, sepse nuk dëshirojmë që Gjykata e Apelit të ndjejë ndonjë presion nga ana jonë. Mjaftueshëm është presioni që tashmë në opinion e ka ajo gjykatë", theksoi Kambovski, pas seancës së Këshillit gjyqësor. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s