• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kamalla Haris bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës në Gazë pa okupim izraelit

Kamalla Haris bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës në Gazë pa okupim izraelit

Uashington, 18 shtator 2024 (MIA) - Kandidatja për presidente e SHBA-së, Kamalla Haris, bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Gazës dhe deklaroi se Izraeli nuk duhet përsëri ta okupojë Gazën.

Në një fjalim në Filadelfia për Shoqatën kombëtare të gazetarëve me ngjyrë, ajo bëri thirrje për armëpushim midis Izraelit dhe militantëve të grupit islamik palestinez Hamas. Kjo duhet të pasohet nga një zgjidhje me dy shtete dhe stabilitet në Lindjen e afërt në atë mënyrë që të mos rrisë ndikimin e Iranit, shtoi ajo.

"E kemi bërë të qartë se kjo marrëveshje patjetër të bëhet në interesin më të mirë të të gjithëve në rajon", tha zëvendëspresidentja amerikane, duke iu përgjigjur pyetjeve të tre gazetarëve.

Të paktën 41.252 persona janë vrarë, ndërsa 95.497 janë plagosur në ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, gjithnjë sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës. Lufta filloi ditën kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, ndërsa duke marrë rreth 250 pengje.

Haris, gjithashtu, sulmoi kandidatin republikan Donald Tramp për komentet e tij nxitëse për emigrantët në Springfild, Ohio dhe tema të tjera. Ajo u bëri thirrje votuesve amerikanë që të sigurohen që ai "të mos mund të flasë më në atë mikrofon".

Haris shtoi se është e thyer nga kërcënimi i dhunës në qytet pas komenteve të bëra nga Trampi dhe shtabi i tij zgjedhor. Kandidati për president i partisë Republikane, pa dhënë prova, konfirmoi se emigrantët bëjnë kidnapime dhe hanë kafshët shtëpiake të njerëzve.

Dy ditë pasi agjentët e Shërbimit sekret penguan një atentat kundër Trampit i cili fajësoi retorikën demokrate për kërcënimin e fundit për jetën e tij, Haris tha se "ka më shumë persona në vendin tonë të cilët për momentin nuk ndjehen të sigurt".

Ajo përmendi kërcënimet ndaj emigrantëve, por edhe projektin konservator 2025 për administratën e ardhshme republikane dhe përpjekjet për të kufizuar qasjen deri në abort.

"Jo të gjithë kanë Shërbimin sekret", tha ajo. "Anëtarët e komunitetit LGBTK nuk ndihen të sigurt për momentin, emigrantët ose personat me prejardhje emigrante nuk ndihen të sigurt për momentin. Gratë nuk ndihen të sigurta për momentin".

Zëvendëspresidentja theksoi se ajo personalisht ka besim tek Shërbimi sekret dhe ndjehet e sigurt nën mbrojtjen e agjencisë së mbikëqyrjes politike. Dje, ajo pati një bisedë të shkurtër me Trampin gjatë së cilës tha se ishte e lumtur që ish presidenti ishte i sigurt. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR