• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kamala Harris: Trampi nuk respekton lirinë dhe inteligjencën e grave

Kamala Harris: Trampi nuk respekton lirinë dhe inteligjencën e grave

Uashington, 1 nëntor 2024 (MIA) -  Zëvendës presidentja e SHBA-së dhe kandidatja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, Kamala Harris deklaroi se komenti i ish presidentit Donald Tramp, se ai do të mbrojë gratë, pa dallim duan apo jo, kjo tregon se kandidati republikan për president nuk i kupton të drejtat e grave për të “marrë vendime për jetën e tyre, duke përfshirë edhe trupat e tyre”.

"Në çdo rast, mendoj se kjo është fyese për të gjithë", deklaroi Harris para se të udhëtonte për të bërë fushatë në shtetet kryesore perëndimore Arizona dhe Nevada.

Ajo vazhdoi me vërejtjet e saj në një tubim në Feniks: Ai thjesht nuk respekton lirinë e grave apo inteligjencën e tyre për të ditur se çfarë është më e mira për to dhe për të marrë vendime në përputhje me rrethanat. Por, ne besojmë tek gratë.

Deklaratat e Trampit vijnë teksa ai përpiqet të lidhet me femrat votuese, ndërsa Harris u drejtohet grave në të dyja partitë me një mesazh për liri. Ajo argumenton se gratë duhet të kenë lirinë për të marrë vendimet e tyre për organet e tyre dhe nëse Trump zgjidhet, do të vijojnë kufizime të reja. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR