• e martë, 09 korrik 2024

Kalvin Filips në huazim te Uest Hemi

Kalvin Filips në huazim te Uest Hemi

Londër, 26 janar 2024 (MIA) – Klubi i Premier ligës Uest Hem sot ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Kalvin Filips i cili vjen si lojtar i huazuar nga radhët e kampionit evropian, Mançester Siti.

Filips iu bashkua Sitit verën e vitit 2022 nga Lidsi, por nuk arriti të siguronte vend në ekipin e parë të Pep Guardiolës.

Në 18 muajt e fundit, Filips ka luajtur vetëm 31 ndeshje për Sitin, ndërsa këtë sezon ai nuk u gjet në formacionin fillestar.

Krahas pak minutave në Siti, trajneri anglez Garet Satgejt vazhdon të llogarisë në shërbimet e Filipsit i cili me transferimin në Uest Hem do të përpiqet të fitojë statusin në ekipin e parë dhe në këtë mënyrë të rrisë shanset për pjesëmarrje në Kampionatin e ardhshëm evropian në Gjermani.

Filips do të qëndrojë në radhët e Uest Hemit deri në fund të sezonit, ndërsa klubi nga Londra do të ketë mundësinë për ta blerë kartonin e tij nga Mançester Siti në qershor.

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR