• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kaltrina Zekolli Shaqiri mori postin e zëvendësministres në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve

Kaltrina Zekolli Shaqiri mori postin e zëvendësministres në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve

Shkup, 29 korrik 2024

Ju njoftojmë se znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri ka marrë zyrtarisht detyrën si zëvendësministre në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Që në marrjen e detyrës zv/ministrja shprehu përkushtimin e saj të thellë për të punuar maksimalisht dhe për të kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjeve në vendin tonë.

"Jam e nderuar të marr këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe premtoj se do të punoj për të mirën e qytetarëve tanë", theksoi znj. Zekolli Shaqiri. "Kontributi im si zëvendësministre do të jetë i rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e projekteve që do të sjellin përfitime të prekshme për të gjithë."

Zëvendësministrja ka shprehur vendosmërinë për t’i përmbushur detyrat e saj me efikasitet, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin si dhe të gjitha palët e interesuara për t’i arritur objektivat e përbashkëta.

Lëvizja Demokratike

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR