• e premte, 05 dhjetor 2025

Kallasi i bën thirrje Iranit t'i ripërtërijë bisedimet për programin bërthamor

Kallasi i bën thirrje Iranit t'i ripërtërijë bisedimet për programin bërthamor

 Bruksel, 2 korrik 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dje në një bisedë telefonike me shefin e diplomacisë iramniane Abas Aragçi, i bëri thirrje Teheranit që të rifillojë menjëherë negociatat për të ndaluar programin e tij bërthamor.

Kërcënimet për t'u tërhequr nga Marrëveshja për mospërhapje vetëm në mënyrë shtesë i rrisin tensionet, theksoi Kallasi, duke kujtuar kërcënimet e Iranit për t'u tërhequr nga kjo marrëveshje. 

 Ajo shtoi se bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare për Armë Bërthamore duhet të rinovohet dhe se BE është gati të lehtësojë këtë proces, shkruan Politiko.

 Aragçi tha se gjatë bisedës shprehu mosbesimin e thellë të Teheranit ndaj SHBA-së, duke dënuar "qasjen destruktive" të ndërmarrë nga "disa vende evropiane" dhe drejtori i përgjithshëm i ANEB-it në lidhje me konfliktin e fundit midis Izraelit dhe Iranit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR