Kallëzime penale kundër tetë personave fizikë dhe një personi juridik për keqpërdorime prej 1.7 milion eurosh në KME Manastir
- Prokuroria Themelore Publike- Manastir ka hapur hetim kundër tetë personave fizikë dhe një personi juridik për vepra penale të vazhdueshme që lidhen me furnizimin publik në KME Manastir.
- Post By Fami Bajrami
- 16:44, 9 tetor, 2025
Shkup, 9 tetor 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike- Manastir ka hapur hetim kundër tetë personave fizikë dhe një personi juridik për vepra penale të vazhdueshme që lidhen me furnizimin publik në KME Manastir.
Pesë zyrtarë në KME Manastir, përfshirë ish drejtorin e termocentralit dhe katër menaxherë dhe drejtues, dyshohen se në vitin 2023 si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale të vazhdueshme "keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar", duke mos ushtruar pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar me qëllim të përfitimit për një person tjetër dhe dëmtimin e termocentralit, gjegjësisht në kundërshtim me projektin themelor të minierave dhe nevojat e minierës "Zhivojno", ata organizuan dhe realizuan një furnizim publik për zhvendosjen e termocentraleve nga miniera "Osllomej" në KME Manastir.
Personi juridik, pronari/menaxheri dhe një person tjetër i punësuar nga personi juridik SHPKNJP- kompania Markovski dyshohet se kanë dorëzuar fatura në bazë të të cilave kanë arkëtuar në mënyrë të paligjshme 106.200.000 denarë nga filiali KME Manastir, përfshirë TVSH-në duke kryer vepër penale të vazhdueshme "keqpërdorim të thirrjes publike dhe procedurës së partneritetit publik-privat".
Me aktivitetet parahetimore, siç informojnë nga Prokuroria, pas urdhrit të prokurorit publik që ka ndërmarrë Policia financiare në muajt e fundit, janë siguruar prova që japin dyshim të arsyeshëm se pesë të dyshuar - zyrtarë në KME Manastir, përkatësisht drejtori i atëhershëm i kombinatit dhe katër menaxherë në filialin KME Manastir, gjatë vitit 2023 si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale të vazhdueshme - Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.
Ndryshe, Drejtoria e policisë financiare deri në Prokurorinë Themelore Publike Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër P.M. në cilësinë e drejtorit të SHA EMV në pronësi shtetërore Shkup- filiali KME Manastir- Novaci, D.P në cilësinë e nëpunësit zyrtar në SHA EMV- filiali KME Manastir, B.Gj në cilësinë e nëpunësit zyrtar në SHA EMV - filiali KME Manastir, T.A në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV- filiali KME Manastir, S.M në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV - filiali KME Manastir, A.K. në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV - filial KME Manastir, L.S. në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV - filiali KME Manastir, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit penal.
Foto: arkivi i MIA-s