• e diel, 08 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kallëzime penale kundër policëve të burgut në SHNP Shtip, të dyshuar se i kanë ndihmuar një të burgosuri në kërkimin e drogës së tranferuar në oborrin e burgut

Kallëzime penale kundër policëve të burgut në SHNP Shtip, të dyshuar se i kanë ndihmuar një të burgosuri në kërkimin e drogës së tranferuar në oborrin e burgut

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) – Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në SHNP Shtip, pas një incidenti në të cilin policë të burgut i ndihmojnë një të burgosuri që të gjejë një top me drogë të transferuar në oborrin e burgut, dhe të gjitha dokumentet sot i kanë parashtruar me kallëzim  penal në Prokurori, informoi drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov. 

Nga ngjarja në SHNP Shtip, siç informoi Pandovi, sot në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e SHNP Shtip, Dejan Zdravev dhe zëvendësin e tij Gjorgji Hubev, ka edhe një video regjistrim i bërë nga mbikëqyrja me video në burg. 

Siç sqaroi Pandovi, para Burgut Shtip më 20 shkurt në orën 21:40 vjen një veturë, e cila e kalon kapinë e parë dhe vjen në kapinë e dytë, ku polici i burgut kujdestar nuk e regjistron, edhe pse është i detyruar ta bëjë këtë. Nga vetura del një person i cili vjen në afërsi të murit të vetë burgut dhe përmes murit gjuan një top, derisa brenda paraqitet një i burgosur me iniciale Zh.Zh, i cili bisedon në telefon dhe edhe një me iniciale R.K. dhe kërkojnë diçka në lëndinë. 

Pastaj, theksoi Pandovi, vjen një polic i burgut i cili u thotë se duhet të kthehen dhe të largohen. 

“Me urdhër të komandantit, i cili në atë moment ishte në detyrë, T.I. janë thirrur edhe katër policë burgu. I burgosuri vazhdon të flasë në telefon dhe të kërkojë diçka në lëndinë. Ai përshëndetet me të gjithë ata policë të burgut, për të mos thënë që nuk lejohet të ketë telefon në dorë. Dhe, ajo që është më e habitshme, të njëjtët policë të burgut me llamba bateri bashkohen në kërkimin e gjësë. Nuk e gjejnë atë që nuk e gjejnë”, thotë Pandov.

Ditën e ardhshme e merr vesh edhe drejtori i burgut dhe me urdhër përsëri kërkohet në oborrin dhe gjendet një top në qese, në të cilën janë gjetur 35 gramë materie e bardhë pluhur, sipas gjitha gjasave kokainë dhe 50 gramë mariuhanë. 

“Kur drejtori e pyet komandantin dhe policinë e burgut se çfarë kërkonin dhe pse nuk reaguan, shpjegimi në shënimin e tyre zyrtar është se i thanë se i burgosuri Zh.Zh po luante me bushtrën Ceca, kishte një orë të shtrenjtë që u tha se vlente së paku 1.000 euro, për të cilën duhet të theksoj se nuk ishte raportuar se ishte sjellë në burgun e Shtipit, dhe atë ia ka marrë bushtra Ceca, se vraponte përgjatë lëndinës dhe se e ka humbur. Prandaj, këta, që ta ndihmojnë e kërkojnë orën”, sqaroi Pandovi.

Droga, tha Pandovi, menjëherë është raportuar në SPB Shtip, ndërsa me urdhër të drejtorit formohet komision disiplinor, i përbërë nga pesë anëtarë, të cilët e kanë video incizimin, i cili vendos më 28 mars të këtij viti se policët e burgut nuk janë fajtorë. 

“Një zonjë në risocializim dhe një punonjës tjetër i policisë së burgjeve votojnë se janë fajtorë dhe duhet të dënohen, por fatkeqësisht policët B.D., K.P. dhe Z.A. nuk gjejnë asnjë faj dhe besojnë se policia e burgut po kërkonte orën që i burgosuri Zh.Zh. gjoja e kishte humbur dhe se ia kishte marrë bushtra Ceca. Gjatë kësaj duhet të theksoj se këta policë të burgjeve shtetit maqedonas, neve si tatimpagues, na kushtojnë paga më të ulët nga të gjithë këta policë të burgjeve që marrin pjesë në këtë pjesë është 57 mijë denarë, ndërsa më e larta është 67 mijë denarë, me arsim të mesëm. Në policinë e burgjeve ka edhe punonjës me arsim të lartë”, deklaroi Pandovi.

Korrupsioni në burgjet është në nivel shumë të lartë dhe Pandovi theksoi se edhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe pjesa më e madhe e drejtorëve të burgjeve tani kanë qëllim të fuqishëm që të luftojnë deri në fund. “Është e saktë se ajo betejë është e vështirë dhe kemi punë me, rrjet dhe të burgosur dhe një numër të caktuar të të punësuarve në burgje, por atë derisa ne jemi persona udhëheqës do ta zhvillojmë këtë betejë”, porositi Pandov. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR