• e diel, 22 dhjetor 2024

Kallëzim penal për shkupjanin e dyshuar për vrasje para kazinos në Kapishtec

Kallëzim penal për shkupjanin e dyshuar për vrasje para kazinos në Kapishtec

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - SPB Shkup dje parashtroi kallëzim penal deri te PTHP Shkup kundër XH.S. (44) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje”, e dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal.

"Në të vërtetë, më datën 31.03.2023 rreth orës 08:02 minuta në blv. 'Mitropolitit Teodosij Golloganov', XH.S. me pistoletë ka shtënë në N.A. (46) nga f. Haraçinë me të cilin më parë kanë luajtur në aparatet e kazinos, pas së cilës N.A. iu ka nënshtruar plagëve", kumtuan sot në MPB.

Nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për Kriminalitet të Dhunshëm-Njësia për Delikte të Gjakut dhe Delikte Seksuale, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, si dhe në bazë të ekspertizave të kryera, është vërtetuar identiteti i kryerësit të kësaj vepre penale, kurse poashtu është siguruar edhe arma e zjarrit me të cilën XH.S. e ka kryer veprën penale. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR