• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kallëzim penal për “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”

Kallëzim penal për “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Koçan parashtroi kallëzim penal kundër I.K. (73) nga Koçana për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

I denoncuari, siç kumtoi sot MPB-ja, në ambientet e magazinës në firmën e tij në Koçanë, ka kryer prodhimin e ekstraktëve të marihuanës për qëllime mjekësore dhe përskaj që leja i ka skaduar në maj të vitit 2022.

Më datën 15.02.2024, gjatë bastisjes së ambienteve të magazinës, janë gjetur dhe sekuestruar 122 kilogramë të marihuanës dhe 31,39 litra vaj nga kanabisi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR