• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor

Kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Është ngritur kallëzim penal ndaj një nëpunësi policor për shkak të dyshimit bazë se ka kryer vepër penale "keqtrajtim në kryerjen e shërbimit".

Ministria e Punëve të Brendshme sonte njoftoi se bëhet fjalë për një nëpunës policor nga Krusheva i cili më 8 nëntor të vitit të kaluar  gjatë veprimeve zyrtare ka përdorur forcë fizike të tepruar ndaj D.D. me ç'rast i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

"Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së, te Prokuroria Themelore Publike kompetente  për Krim dhe Korrupsion të Organizuar - Departamenti për Hetim dhe Ndjekjen e Veprave Kriminele të kryera  nga persona me autorizime policore ngriti padi penale kundër A.B., nëpunës policor në PSON Krushevë pranë SPB Manastir për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale "ngacmim në kryerjen e shërbimit” sipas nenit 143 të KP. A.B. në cilësinë e punonjësit të policisë më datë 08.11.2023 gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ka përdorur forcë fizike të paautorizuar dhe të tepruar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj D.D., duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor", thuhet në kumtesë.

Siç bëjnë të ditur nga atje, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale, ka dorëzuar edhe propozim për konfirmimin e përgjegjësisë diciplinore, ndërsa janë shqiptuar edhe masa të obligueshme A.B.  të hiqet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR