• e shtunë, 22 shkurt 2025

Kallëzim i ri penal për Përparim Bajramin, ka marrë me qira një hapësirë ​​afariste për çmim dyfish më të lartë se ai i tregut

Kallëzim i ri penal për Përparim Bajramin, ka marrë me qira një hapësirë ​​afariste për çmim dyfish më të lartë se ai i tregut

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Drejtoria e policisë financiare deri tek Prokuroria Themelore Publike ka parashtruar tjetër kallëzim penal ndaj ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Ai dyshohet se ka lidhur marrëveshje për marrje me qira të objekteve për nevojat e shoqërisë aksionare, të cilat nuk ishin të përshtatshme dhe nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara në thirrjen publike dhe çmimi i qirasë ishte dy herë më i lartë se çmimi real në treg.

"I denoncuari P.B në cilësinë e drejtorit të SHA LOTARIA SHTETËRORE, ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar në atë mënyrë që me datë 05.07.2023 ka lidhur marrëveshje për marrje me qira të hapësirës administrativo-afariste me personin juridik HEJ SHPKNJP Shkup për objekte afariste, të cilat nuk janë përshtatur dhe nuk ishin të gatshme për përdorim për nevojat e SHA LOTARIA SHTETËRORE, me çmim për m2, që është së paku dy herë më i lartë se çmimi real në treg dhe me marrëveshjen e lidhur për marrjen me qira të lokalit afarist, nuk janë respektuar kushtet e veçanta të thirrjes publike, gjegjësisht, objekti ka sipërfaqe më të madhe se kushtet e kërkuara dhe nuk është përfshirë sipërfaqja e oborrit, që paraqet kusht të veçantë, të parashikuar në thirrjen publike. Denoncuesi në Thirrjen Publike ka parashikuar një kusht të veçantë - që objekti afarist (pjesa administrative) dhe hapësira e deposë të kenë sipërfaqe totale prej së paku 2.000 deri maksimum 2.500 m2 dhe ka lidhur marrëveshje për marrjen me qira të një objekti - hapësira afariste me sipërfaqe 2.426 m2, edhe pse sipërfaqja e përgjithshme e objektit sipas fletëpronësisë, është 2.924 m2. Me qëllim të manupilimit të kushtit të veçantë nga thirrja publike, gjatë vitit 2024 ka lidhur marrëveshje për shërbimin e 502 m2 të mbetura të objektit, që është lëndë e qiramarrjes", sqaron Drejtoria e policisë financiare.

I denoncuari P. B., edhe pse në thirrjen publike për mbledhjen e ofertave për marrje me qira për objekt afarist, ka paraparë kusht të veçantë që ofertuesi të ketë oborrin e vet të objektit dhe të ketë hapësirë ​​për së paku 50 vende parkimi për automjete të udhëtarëve dhe transportuese, e njëjta nuk ishte përfshirë në marrëveshjen e qirasë së lidhur më 07.05.2023. Denoncuesi ka lidhur marrëveshje për qiramarrje për objekt afarist prej nëntë euro për m2, edhe pse në atë kohë çmimi për m2 për objekte të ngjashme sipas qëllimit dhe llojit në lagjen Vizbeg lëvizte nga 2,5 deri në 4,5 euro. Gjithashtu, objekti afarist nuk është përshtatur për qëllim të marrëveshjes, gjegjësisht, objekti - hapësira afariste është dashur të rinovohet dhe rikonstruktohet dhe për të njëjtën i denoncuari ka paraparë dhe ka filluar një prokurim publik në vlerë prej 1.300.000 euro për rinovim dhe rikonstruksion, që do të përbënte shpenzim shtesë për Lotarinë Shtetërore.

"Në këtë mënyrë, i denoncuari P.B. në cilësinë e drejtorit të SHA LOTARIA SHTETËRORE, ka lidhur marrëveshje për marrjen me qira të objekteve afariste, të cilat nuk ishin të përshtatshme për nevojat e Lotarisë Shtetërore dhe me një çmim për m2 më të lartë se çmimet e tregut. Pas lidhjes së marrëveshjes për dhënien me qira të lokalit afarist nga i denoncuari, edhe pse nuk janë shfrytëzuar nga SHA LOTARIA SHTETËRORE në përputhje me qëllimin e marrëveshjes për qiranë, SHA LOTARIA SHTETËRORE subjektit juridik HEJ SHPKNJP Shkup i ka paguar 24.636.045 denarë, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së policisë financiare. 

Me veprimet e mësipërme, i denoncuari P. B ka shkaktuar dëm buxhetit të SHA LOTARIA SHTETËRORE në bazë të marrëveshjes për marrje me qira të objektit afarist, që nuk është shfrytëzuar sipas qëllimit të kontratës në shumë prej 24.636.045 denarë. rq/bsh

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR