• e enjte, 12 dhjetor 2024

Kalasi: Fundi i diktaturës së Asadit është një zhvillim pozitiv dhe i shumëpritur, tregon dobësinë e mbështetësve të tij Rusisë dhe Iranit

Kalasi: Fundi i diktaturës së Asadit është një zhvillim pozitiv dhe i shumëpritur, tregon dobësinë e mbështetësve të tij Rusisë dhe Iranit

 Bruksel, 8 dhjetor 2024 (MIA)  - Fundi i diktaturës së Bashar al-Asadit është një zhvillim pozitiv dhe i shumëpritur. Kjo tregon gjithashtu dobësinë e mbështetësve të Asadit - Rusisë dhe Iranit. Këtë në rrjetin Iks e ka shkruar Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kalas.

 Ajo shtoi se prioriteti i BE-së është të garantojë sigurinë në rajon dhe është e përkushtuar të punojë me të gjithë partnerët konstruktivë në Siri dhe më gjerë në rajon.

"Procesi i rindërtimit të Sirisë do të jetë i gjatë dhe kompleks dhe të gjitha palët duhet të jenë të gatshme të angazhohen në një mënyrë konstruktive", tha Kalasi. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR