Kaklamanis i shpreh ngushëllime Gashit: Greqia të lënduarve do t’u ofrojë ndihmën më të mirë të mundshme
- Personalisht ju siguroj se do të ofrojmë ndihmën më të mirë të mundshme për të lënduarit që po trajtohen në Greqi, shkruan kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikitas Kaklamanis në letrën dërguar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, ku shpreh pikëllimin e sinqertë, ngushëllimet dhe mbështetjen për popullin e vendit tonë për tragjedinë në Koçan, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fami Bajrami
- 13:21, 17 mars, 2025

Athinë, 17 mars 2025 (MIA) - Personalisht ju siguroj se do të ofrojmë ndihmën më të mirë të mundshme për të lënduarit që po trajtohen në Greqi, shkruan kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikitas Kaklamanis në letrën dërguar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, ku shpreh pikëllimin e sinqertë, ngushëllimet dhe mbështetjen për popullin e vendit tonë për tragjedinë në Koçan, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kaklamanis shkruan se me dhembje ndjek tragjedinë dhe kohët e vështira që po kalon vendi dhe në emër të deputetëve të Kuvendit të Greqisë dhe nga ana e tij personalisht shpreh ngushëllimet dhe pikëllimin e sinqertë për rastin.
"Ndajmë dhembjen e madhe ndaj familjeve të viktimave dhe solidarizohemi me të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe. Ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella, si dhe dëshirat tona për një rikuperim sa më të shpejtë të të lënduarve. Ju qëndrojmë pranë dhe ju siguroj personalisht se do t'u ofrojmë ndihmën më të mirë të mundshme të lënduarve që trajtohen në Greqi", shkruan Kaklamanis në letrën drejtuar Gashit.
Në dy spitalet në Selanik, siç ka bërë të ditur më herët MIA, janë hospitalizuar gjithsej pesë persona me lëndime nga djegiet.