• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kaja Shukova - ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kaja Shukova - ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Shkup, 27 shkurt 2023 (MIA) - Kaja Shukova është ministrja e re e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Është e lindur në Shkup më 1 janar të vitit 1970. Ka diplomuar në Fakultetin teknologjik-metalurgjik në Shkup në vitin 1995.

Prej vtit 2020 është sekretare shtetërore në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ku ka qenë në më shumë funksione, duke filluar prej vitit 1999. Paraprakisht në vitin 1998 me kontratë në vepër ka punuar në Ministrinë e Ndërtimtarisë, Urbanizmit dhe Mjedisit Jetësor, ku ka ardhur nga Birraria - Shkup.

Aktivisht e flet gjuhën angleze, ndërsa në mënyrë pasive gjuhën gjemrnae, Ka kualifikime kyçe në menaxhimin dhe planifikimin e mjedisit jetësor, ndërsa ka marrë pjesë edhe në përgatitjen e akteve ligjore në sferën e mjedisit jetësor dhe harmonizimit të tyre me kërkesat e Bashkimit Evropian, si dhe në procesin e skriningut dhe negociatave me BE-në. Ka qenë anëtare e disa grupeve të punës. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR