Kaja Shukova, kandidate e LSDM-së për Qytetin e Shkupit
- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, pasdite në konferencën për shtyp publikoi edhe një pjesë të kandidatëve për zgjedhjet lokale, pas mbledhjes së Këshillit ekzekutiv të partisë e cila u mbajt sot. Për kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit e paralajmëroi nënkryetaren e LSDM-së, Kaja Shukova.
- Post By Ramize Qamili
- 19:51, 18 korrik, 2025
Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, pasdite në konferencën për shtyp publikoi edhe një pjesë të kandidatëve për zgjedhjet lokale, pas mbledhjes së Këshillit ekzekutiv të partisë e cila u mbajt sot. Për kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit e paralajmëroi nënkryetaren e LSDM-së, Kaja Shukova.
"Për kandidat për Komunën e Manastirit - kryetarin e Organizatës komunale Metodija Kunovski, në Vallandovë kryetarin aktual Pero Kostadinov, në Vinicë kryetarin e Organizatës komunale të KK Goce Milevski, në Zërnovc kryetarin Vanço Mitev, në Kavadar kordinatorin rajonal partiak Viktor Velevski", tha Filipçe në konferencën për shtyp.
Ai theksoi se për Komunën e Karposhit, kandidate për kryetar komune do të jetë dr. Maja Mojsova Miovska, ish drejtoreshë e Klinikës për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv, ndërsa për Komunën e Kisella Vodës, Goran Trajkovski ish drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
"Në komunën e Mavrovë Rostushë, kandidat do të jetë Anes Ahmeti, në komunën e Novosellës Petar Spasov, në Petrovec Elizabeta Zelenikovska, në Prilep kryetarja e KK Petra Lukarovska, në Radovish Risto Spasov, në Sveti Nikoll Dejan Giçev, në Komunën e Çashkës Goran Stojanovski, në komunën e Bërvenicës, Svetllana Mitrevska Anxhelkovska", tha Filipçe. rq/
Foto: printskrin