Kaja Kallas për vizitë në Bosnje e Hercegovinë
- Përfaqësusesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas sot do të qëndrojë për vizitë në Bosnje e Hecegovinë.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:54, 3 nëntor, 2025
Bruksel, 3 nëntor 2025 (MIA) - Përfaqësusesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas sot do të qëndrojë për vizitë në Bosnje e Hecegovinë.
Vizita vjen pasi Këshilli i Sigurisë së KB-së të premten do të vazhdojë mandatin e Misionit të BE-së në BeH - EUFOR Altea.
Sipas njoftimeve, Kallas pas mbërritjes në Sarajevë do ta vizitojë selinë e EUFOR Altea në kazermën "Butmir", ku do të pritet nga komandanti i Misionit, gjeneral - majori Florin-Marijan Barbu.
Është paraparë që Kallas të ketë takim me pjesëtarët e EUFOR Altea, si dhe do të mbajë fjalim para ushtarëve të angazhuar në Mision.
Pas vizitës në "Butmir", Kallas do të takohetm edhe me anëtarët e Presidencës në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe me ministrin boshnjako-hercegovat për Punë të Jashmte, Elmedin Konakoviq. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s