Kadetët nga Akademia ushtarake kërkuan ndihmë mjekësore në Kliniklën infektive, njëri prej tyre është mbajtur
- Kadetët nga Akademia ushtarake "Gjenerali Mihaillo Apostollski" me simptoma të të përzierave dhe vjelljes, kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën infektive në Shkup.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:01, 13 shtator, 2024
Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Kadetët nga Akademia ushtarake "Gjenerali Mihaillo Apostollski" me simptoma të të përzierave dhe vjelljes, kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën infektive në Shkup.
Drejtori i Klinikës për sëmundje infektive, Fadil Cana në deklaratë për MIA-n thotë se 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të gjithë kanë apsur simptoma, prëveç një personi i cili është mbajtur për mjekim, por është në gjendje të mirë shëndetësore. Të tjerët pas ndihmës së ofruar mjekësore janë kthyer në Akademi.
Informatën e konfirmnuan edhe nga Ministria e Mbrojtjes prej ku kumtuan se dje në orët e hershme të mëngjesit 20 kadetë dhe dy oficerë të Qendrës për trajnim të kadetëve u ankuan për përzierje të shoqëruara me vjellje.
"Fillimisht tre kadetë u ankuan për përzierje të shoqëruara me të vjella pas çka urgjentisht ishin dërguar në Klinikën infektive pranë Qendrës klinike 'Nëna Terezë', ku nga ana e mjekut kujdestar janë kontrolluar dhe të dytë janë kthyer në njësi pa diagnozë konkrete, ndërsa njëri kadet është hospitalizuar dhe i cili pritet gjatë ditës së nesërme të kthehet në njësi. Më vonë edhe 17 kadetë dhe dy oficerë janë ankaur me simptoma të njejta, pas çka janë dërguar në Klinikën infektive, ku janë trajtuar nga ana e personelit mjekësor dhe pasi iu është konstatuar gjendja stabile, janë lëshuar", thuhet në informatën nga Ministria e Mbrojtjes.
Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë është kërkuar Qendra ushtarake mjekësore së bashku me inspektorët nga Qendra për shëndet publik dhe nga Agjencia për ushqim dhe veterinari të hetojnë për rastin.
"Gjatë ditës së djeshme është bërë mbikëqyrje e jashtëzakonshme epidemiologjike nga ana e ekipeve nga Qendra për shëdnet publik, Instituti për shëndet publik, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëdnetësor dhe nga Agjencia për ushqim në kazermën 'Goce Dellçev' ku ndodhet Akademia ushtarake, dhe nga ana e Qendrës ushtarake mjekësore në kazermën 'Boro Menkov' në Kumanovë, ku gjithashtu katër persona janë ankuar për dhimbje barku, me ç'rast janë marrë mostra për hulumtim. Qëllimi i këtyre mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme është ulur apo tërësisht të eliminohen të gjitha rerziqet të cialt mund të reflektohen në shëndetin e njerëzve. Pas rezultateve të marra nga hulumtimet të cialt i rpesim gjatë ditës së sotme, do të ndërmerren hapa të mëtejmë në pajtim me rekomandimet e institucioneve kompetente", thuhet në informatën nga Ministria e Mbrojtjes. ab/
Foto: МIА arkivi