• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kacarska: Për Ligjin për taksën e solidaritetit ka disa nisma, nuk pres që të shqyrtohet deri në fund të vitit

Kacarska: Për Ligjin për taksën e solidaritetit ka disa nisma, nuk pres që të shqyrtohet deri në fund të vitit

Shkup, 22 nëntor 2023 (MIA) - Sa i përket Ligjit për taksën e solidaritetit ka disa nisma në Gjykatën Kushtetuese dhe për to po punohet, deklaroi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, duke theksuar se nuk është optimiste se do të jenë në seancë para gjyqtarëve kushtetues deri në fund të vitit.

E pyetur se deri ku është procedura për nismat lidhur me taksën e solidaritetit dhe nëse pritet të jetë në rend dite para gjyqtarëve kushtetues para vitit të ri, Kacarska tha se kjo çështje është duke u punuar.

"Ajo çështje është duke u punuar, nuk është ende gati dhe nuk pres që të jetë deri në fund të vitit. Ndoshta ekipi që punon në këtë temë do të arrijë të përgatisë referatin, por unë nuk kam parë referat deri më sot. Duke pasur parasysh se nisma të tilla ende po vijnë, nuk jam realisht aq optimiste se mund ta zgjidhim këtë çështje deri në fund të vitit", u përgjigj Kacarska.

Në ndërkohë, sipas Kacarskës, të gjithë ata që duhet të veprojnë sipas këtij ligji do të duhet ta respektojnë atë.

"Kjo është edhe detyrë kushtetuese e çdo qytetari. Ata duhet ta paguajnë këtë taksë, nëse Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe, atëherë do të diskutojmë hapat e ardhshëm të atyre kompanive. Dhe është e rëndësishme nëse Gjykata Kushtetuese me rastin e fillimit të procedurës do ta shfuqizojë atë ligj apo ta anulojë atë, në mënyrë që të ketë dallime, nuk mund t'ju them se çfarë do të ndodhte, derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar", tha Kacarska.

E pyetur se deri ku ka arritur nismaa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të fundit të Kodit Penal, Kacarska tha se nuk është duke punuar në atë ç[shtje dhe se nuk mund të thotë se kur do të jetë gati çështja.

Ajo është pyetur edhe për raportin e Komisionit Evropian, ku thuhet se nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit dhe gjyqësorit, “përveç këshillit gjyqësor, në qendër janë gjetur edhe ndryshimet në kodin penal, ju keni edhe nismën e lëndës në gjykatën kushtetuese, deri ku është dhe si e komentoni atë”.

"Çdo çështje kur arrin në Gjykatën Kushtetuese, e ashtuquajtur çdo nismë i caktohet gjyqtarit dhe këshilltarit gjyqësor dhe normalisht është një procedurë që zgjat, sepse merret mendim nga autori i aktit dhe ngjashëm dhe kjo çështje punohet, por deri më sot kjo çështje nuk më është dhënë që të futet në seancë, u përgjigj ajo. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR