• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kacarska: Nuk pajtohem me ndryshimet në Kodin Penal, veçanërisht jo për krime të tilla

Kacarska: Nuk pajtohem me ndryshimet në Kodin Penal, veçanërisht jo për krime të tilla

Shkup, 8 shtator 2023 (MIA) - Jam e befasuar nga miratimi i këtyre ndryshimeve në Kodin Penal, nuk e dija që po përgatiteshin ndryshime të tilla. Si gjyqtare shumëvjeçare e Gjykatës Penale, sigurisht që nuk pajtohem me ndryshime të tilla në Kodin Penal, veçanërisht jo për krime të tilla, deklaroi sot kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, lidhur me ndryshimet aktuale në Kodin Penal.

Lidhur me parashkrimin e lëndëve penale që kanë të bëjnë me këto ndryshime, Kacarska në pyetjen e një gazetari sot në parkun e qytetit të Shkupit tha se nëse gjyqtarët do të kishin marrë aktgjykim për të gjitha ato lëndë, sipas saj, kjo është pyetje personale se do të kishte pasur ndryshime të tilla në KP.

"Nëse gjyqtarët do të kishin marrë aktgjykime për të gjitha ato lëndë, dyshoj se do të kishte pasur ndryshime të tilla në KP. Sipas këtyre ndryshimeve, sipas asaj që kam lexuar në media, meqenëse nuk i punoj ato lëndë, sigurisht që do të ketë parashkrime të një pjese të madhe të këtyre lëndëve që janë në Gjykatën Penale, por nuk e di cilat dhe sa janë sepse nuk i punoj", tha Kacarska, e cila sot mori pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Duke iu referuar rasteve të saj si gjyqtare në Gjykatën Penale, Kacarska tha se ka pasur disa lëndë nga PSP-ja dhe në të njëjtën kohë është duke punuar në rastin e sulmit në Kuvend.

"Dhe të gjitha rastet e mia jo vetëm që kanë përfunduar ligjërisht, por janë përfunduar edhe me mjete të jashtëzakonshme juridike dhe në Gjykatën Supreme dhe aty janë vërtetuar aktgjykimet, prandaj thashë, nëse gjyqtarët kishin dhënë aktgjykim ndërkohë dyshoj se do të kishim ardhur në një situatë që të kemi ndryshime në Kodin Penal", u përgjigj Kacarska.

E pyetur se cili është qëndrimi i saj që këto ndryshime janë miratuar në mënyrë të shpejtë, dhe disa nga ligjet, madje edhe zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues ka ngecur në komisione, Kacarska u përgjigj se ishte e habitur.

"Jam vërtet e habitur sesi u miratua ky ligj, pa asnjë pengesë edhe nga opozita, dhe nga ana tjetër, prej dy vitesh e prej disa muajsh nuk mund të zgjidhen gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të përfundojmë. Që do të thotë se aty ku u përgjigjet politikanëve, nuk ka pengesa, kështu detyrohen, aty ku duan të bëjnë pengesa, ne mund ta bllokojmë shtetin", theksoi Kacarska.

Në pyetjen për deklaratat e bëra në publik nga juristët që justifikojnë uljen e dënimit me burg, ajo është përgjigjur se nuk është dakord me një deklaratë të tillë. sa/

Foto: Gjykata Kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR