• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kac: Kemi thënë se nëse Irani sulmon Izraelin ne do të sulmojmë Iranin

Kac: Kemi thënë se nëse Irani sulmon Izraelin ne do të sulmojmë Iranin

Tel Aviv, 14 prill 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac, në një intervistë për radion e ushtrisë theksoi se me kujdes po peshohen hapat pas sulmit të madh nga Irani.

"Kemi thënë: Nëse Irani sulmon Izraelin, ne do të sulmojmë Iranin. Dhe ky përkushtim është ende i vlefshëm, theksoi Kac.

Ai shtoi se për përgjigjen e mundshme do të debatohet në mbledhjen e Kabinetit Ushtarak të kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu, e cila është caktuar për në orën 15:30 me orën lokale.

Sipas Kac, në takim "do të merren vendime adekuate dhe korrekte".

Ndërkohë, një zyrtar i lartë izraelit i paidentifikuar për Si-En-En deklaroi se Izraeli do t'i përgjigjet sulmit të Iranit, por vetëm duhet të përcaktohet shtrirja e përgjigjes. Sipas tij, Izraeli duhet të vendosë nëse do të kryejë një sulm të madh apo të mesëm. ls/ 

Foto: iks

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR