• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kabineti i Netanjahut bëri të ditur se shefi i Mosadit është kthyer nga Doha ku po bisedohej për një marrëveshje

Kabineti i Netanjahut bëri të ditur se shefi i Mosadit është kthyer nga Doha ku po bisedohej për një marrëveshje

 Tel Aviv, 28 tetor 2024 (MIA)  - Kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, sot bëri të ditur se shefi i Mosadit, David Barnea është kthyer nga Doha pas takimeve me kryeministrin e Katarit, Sheik Mohamed bin Abdulrahman al-Thani dhe drejtorin e CIA-s, Uilliam Barnes, ku palët bisedun për një draft-marrëveshje të re që kombinon propozimet e mëparshme dhe merr parasysh ngjarjet e fundit.

"Në ditët në vijim, bisedimet midis ndërmjetësve dhe Hamasit do të vazhdojnë për të shqyrtuar realizimin e negociatave dhe përpjekjet e vazhdueshme për avancimin e marrëveshjes", bëri të ditur zyra e Netanjahut në X.

 Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e përshëndeti gatishmërinë e Egjiptit për të avancuar marrëveshjen për lirimin e pengjeve, thuhet në kumtesë.

Fundjavën e kaluar në Doha u mbajtën negociata për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Rripin e Gazës. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR