• e shtunë, 22 shkurt 2025

Kabineti i kryetarit të Kuvendit: Gashi nuk ka ka diskrecion për të bllokuar interpelancat, është i detyruar t’i përcjellë ato për procedurë të mëtejshme

Kabineti i kryetarit të Kuvendit: Gashi nuk ka ka diskrecion për të bllokuar interpelancat, është i detyruar t’i përcjellë ato për procedurë të mëtejshme

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari Gashi nuk ka diskrecion për të bllokuar interpelancat - ai është i detyruar t’i përcjellë ato për procedurë të mëtejshme, ashtu siç ndodhi disa muaj më parë kur një interpelancë u iniciua edhe ndaj tij personalisht, thuhet në kumteësn e Kabinetit të tij.

"Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, siguron opinionin se të gjitha procedurat parlamentare zhvillohen në përputhje të plotë me Rregulloren e Punës, kushtetutën dhe ligjet. Interpelanca ndaj znj. Ilire Dauti është një nga pesë interpelancat që janë aktualisht në proces, së bashku me ato ndaj minstrave Mexhiti, zv. ministrit Iseni, ministrit Toshkovski dhe ministrit Stoilkoviq. Është e rëndësishme të theksohet se, konform procedurave parlamentare, rezultati i interpelancës nuk do të ndikojë në pozitën e znj. Dauti si kryetare e Komisionit që ajo drejton", thuhet në reagimin e Kabinetit të Gashit.

Prej aty potencojnë se Gashi mbetet i përkushtuar për të ruajtur integritetin e Kuvendit dhe të procedurave të tij. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR