• e martë, 24 dhjetor 2024

Kabineti i Hapur i MPB-së, Spasovski më 20 tetor në Veles, qytetarët mund të caktojnë termin për takim

Kabineti i Hapur i MPB-së, Spasovski më 20 tetor në Veles, qytetarët mund të caktojnë termin për takim

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Projekti Kabineti i hapur i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të konceptit “MPB për Qytetarët” vazhdon më 20 tetor në hapësirat e SPB Veles.

"Ju paralajmërojmë se Kabineti i Hapur i ministrit Spasovski vazhdon më 20 tetor, në hapësirat e SPB Veles. I mirëpresim qytetarët nga ky rajon duke filluar nga nesër (16.10.2023) gjatë tërë javës, me telefon në numrin 072 33 31 85 si dhe në adresën elektronike MVRJAVNOST@moi.gov.mk, të përcaktojnë termin për takim me ministrin, kurse ekipi i tij do të ju pres dhe do t'u mundësojë prezantimin e mendimit tuaj, idesë apo propozimit, të jeni pjesë e procesit të krijimit të politikave në lidhje me sigurinë e cila na tangon të gjithë neve. Së bashku edhe një herë të dëshmojmë se bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe komunitetit është thelbësor për siguri më të madhe të qytetarëve, se mendimi i çdo qytetari është i rëndësishëm dhe të vazhdojmë me thellimin e përcaktimit tonë-policia në shërbim të qytetarëve", thuhet në kumtesën e MPB-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR