• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka të arrestuar nga protestat e mbrëmshme në Beograd

Ka të arrestuar nga protestat e mbrëmshme në Beograd

Beograd, 25 dhjetor 2023 (MIA)- Forcat e policisë mbrëmë kanë shpërndarë protestuesit e mbledhur në qendër të Beogradit, në protestën e shtatë përmes së cilës opozita serbe kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Serbi.

Përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit komunal, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i Kuvendit.

Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia.

Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës. Policia e përgjigj me gaz lotsjellës. Janë arrestuar të paktën pesë persona në operacionin e përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë, njofton RTS.

Pas incidenteve para Kuvendit komunal të kryeqendrës serbe, përmes një adresimi për publikun nga presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq u tha qytetarëve serbë që të mos shqetësohen dhe “se asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”.

Megjithatë, presidenti serb tha se autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin.

Protesta e 24 dhjetorit nisi para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor, ku mijëra qytetarë u mblodhën me ftesë të koalicionit opozitar, “Serbia kundër dhunës”, që nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit, pasi sipas opozitës, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka fituar zgjedhjet përmes mashtrimeve zgjedhore.

Kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet po kërkohet për shkak të, siç është thënë, “pengimit të vullnetit të qytetarëve”.

QËNDRONI TË LIDHUR