• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka skaduar afati që studentët serb ua dhanë autoriteteve, vazhdojnë bllokadat në Beograd

Ka skaduar afati që studentët serb ua dhanë autoriteteve, vazhdojnë bllokadat në Beograd

Beograd, 25 dhjetor 2023 (MIA)- Studentët nga Beogradi me përkrahjen e kolegëve të tyre të cilët mbërritën nga Novi Sadi pak para mesditës po numëronin deri në skadimin e afatit që ia dhanë Ministrisë së Administratës shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale për t'iu përgjigjur kërkesave të tyre, duke përfshirë mbikëqyrjen e Listës zgjedhore.

Duke filluar nga ora 11, autoritetet kanë afat një orë që t'i përgjigjen kërkesës.

"Kërkesën e kemi dorëzuar si qytetarë të ndërgjegjshëm, jo ​​si opsione politike, shoqata apo diçka të ngjashme", thonë studentët të cilët kërkojnë mbikëqyrje në Listën zgjedhore dhe kanë kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me parregullsitë zgjedhore.

Ata thanë se do të bllokojnë hyrjen dhe daljen nga Ministria "derisa nuk e mbushim këtë rrugë".

"Pika tjetër (për bllokadën) do ta paraqesim këtu, në të njëjtën mënyrë, kur të mblidhen mjaftueshëm njerëz të ndahen në dy kolona, pastaj secili mund të zgjedhë deri në cilën pikë të shkojë", thonë studentët e mbledhur para Ministrisë.

Paraprakisht, grupi prej 345 mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të Universitetit në Beograd dërguan mbështetje për protestat studentore.

"Kush i vjedh zgjedhjet, vjedh ardhmërinë. Listat e falsifikuara zgjedhore, denoncimi i vendbanimeve të paligjshme dhe inxhinierisë zgjedhore janë përpjekje skandaloze e autoriteteve që dhe një herë të na e marrin shtetin, por kësaj radhe shumë më tepër - mendjen tonë të shëndoshë dhe mbetjet e fundit të vetë respektit”, thuhet në kumtesën drejtuar mediave. ss/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR