Ka përfunduar faza e parë nga sanimi i hidrosistemit Gjavato, kryeministri Mickoski paralajmëron rritje të kapaciteteve dhe efikasitet energjetik
- Kryeministri Hristijan Mickoski publikoi se me sukses ka përfunduar faza e parë nga sanimi i hidrosistemit Gjavato, i cili, siç deklaroi, ka funksionuar më shumë se katër vjet me tuba të prishura dhe efekt minimal, pavarësisht shpenzimit të mbi gjysmë milioni euro për energji elektrike.
Shkup, 27 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski publikoi se me sukses ka përfunduar faza e parë nga sanimi i hidrosistemit Gjavato, i cili, siç deklaroi, ka funksionuar më shumë se katër vjet me tuba të prishura dhe efekt minimal, pavarësisht shpenzimit të mbi gjysmë milioni euro për energji elektrike.

"Përfundoi faza e parë e sanimit të hidrosistemit Gjavato. Pjesa e pusit është përfunduar plotësisht, uji është lëshuar dhe nuk ka rrjedhje askund. Në boshtin e parë është instaluar një bashkim riparimi, në boshtin e dytë janë instaluar dy bashkime riparimi, dhe është kryer saldim me fletë të dyfishta në pjesën ku lidhet tubi F273 me F914. Mbetet edhe një ndërhyrje në tubin dalës, dhe kjo do të dyfishojë sasitë e ujit që do të derdhen në liqenin Dojran", publikoi kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.
Në fazën e dytë, siç theksoi, Qeveria do të sigurojë të paktën dy pompa të tjera për puse për rritjen e kapacitetit, ndërsa FOD pranë EMV-së do të jetë përgjegjës për riparimin e pompave përforcuese. Ndërsa, në fazën e tretë, do të instalohen panele diellore me sisteme baterish për vetëgjenerim të energjisë elektrike, të cilat do të ulin shpenzimet për 2,5 milionë euro në vit për energjinë elektrike. ls/
Foto: Arkvii i MIA-s dhe profili në Fejsbuk i Hristijan Mickoskit