• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka përfunduar debati për Propozimin për qasje ndaj ndryshimit të Kushtetutës

Ka përfunduar debati për Propozimin për qasje ndaj ndryshimit të Kushtetutës

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 123-të e ka përfunduar debatin për Propozimin për qasje ndaj ndryshimit të Kushtetutës, i cili parasheh përfshirjen e bullgarëve dhe pesë komuniteteve tjera etnike në Preambulën e Kushtetutës.

I fundit për fjalim ishte paraqitur koordinatoi i i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski, pas fjalimit të të cilit kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe njoftoi se për vazhdimin deputetët do të informohen në mënyrë shtesë. 

"Konstatoj se debati ka përfunduar. Këtu e ndërpres punën me këtë seancë, ndërsa për vazhdimin do të informoheni në mënyrë shtesë", tha Xhaferi. 

Pas ndërprerjes së seancës u dëgjuan ankesa nga deputetët e opozitës, të cilët votuan kundër rendit të ditës së seancës.

Për miratimin e pikës së rendit të ditës është e nevojshme të votojnë së paku 80 deputetë. Kjo është faza e parë nga gjithsej tre të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës. Në miratimin e rendit të ditës në seancë, 70 deputetë votuan “pro” dhe 47 ishin “kundër”. Debati sipas Rregullores së Kuvendit, mund të zgjasë 10 ditë pune.

Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht që vendi ta mbajë seancën e dytë ndërqeveritare dhe t'i vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim të plotëfuqishëm në BE. qa/bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR