• e hënë, 08 korrik 2024

Ka ndërruar jetë aktori Bert Jang

Ka ndërruar jetë aktori Bert Jang

Los Anxhelos, 19 tetor 2023 (MIA) - Aktori amerikan, Bert Jang, i cili ka aktruar Polin në gjashtë filma të serialit "Roki", vdiq në moshën 84-vjeçare. Ai vdiq më 8 tetor, por mediat botërore raportuan mbrëmë për këtë.

"Bert ishte aktor me një gamë të madhe emocionale. Mund t'ju bëjë të qani ose t'ju tremb deri në vdekje", tha menaxherja e Jangut, Linda Benski për "People".

Jang u nominua për "Oskar" për rolin e tij dytësor në filmin e parë për boksierin "Roki" në vitin 1976, kur luajti përballë Silvester Stallones. Sipas bazës së të dhënave të filmave - IMDB, ka edhe tetë nominime të tjera dhe shtatë çmime, mes tjerave çmimin për arritje jetësore në Festivalin ndërkombëtar të Filmit në Hoboken, Nju-Xhersi, SHBA.

Bert Jang luajti në më shumë se 160 filma dhe seriale televizive. ms/bsh/

Foto: Wikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR