• e hënë, 09 shtator 2024

Ka filluar mbledhja e Këshillit Qendror të LSDM-së

Ka filluar mbledhja e Këshillit Qendror të LSDM-së

Shkup, 9 shkurt 2023 (MIA) - Këshilli Qendror i LSDM-së sonte mban mbledhje në shtabin e partisë.

Në mbledhje marrin pjesë kryetari i LSDM-së dhe i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryetarja e partisë, Sanja Llukarevska, sekretari i përgjithshëm, Mile Zeçeviq,nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sekretari për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe anëtarë të tjerë të kryesisë.

Për vendimet dhe konkluzionet, siç informuan nga LSDM-ja, është paraparë deklaratë pas përfundimit të mbledhjes. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR