• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka filluar depërtimi në bulevardin në Tetovë edhe për një dalje tjetër në rrugën rajonale drejt pikës kufitare me Kosovën

Ka filluar depërtimi në bulevardin në Tetovë edhe për një dalje tjetër në rrugën rajonale drejt pikës kufitare me Kosovën

 Tetovë, 19 shkurt 2024 (MIA) - Nga sot fillojnë punimet ndërtimore për vazhdimin e bulevardit "Bllagoja Toska" nga kazerma deri në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, paralajmëroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Bëhet fjalë për një seksion prej 400 metrave,  ndërsa sipas marrëveshjes së lidhur për prokurim publik do të kushtojë rreth 206 mijë euro.

"Është ky segment i bulevardit "Bllagoja Toska", i cili është premtuar dhe promovuar disa herë në të kaluarën, por asnjëherë nuk është vënë në përdorim. Ne punuam seriozisht për mbledhjen e mjeteve dhe mundësive dhe për t'i bërë të gjitha procedurat,  që tani filluam  me realizimin e këtij projekti  me të cilin do të mbyllet, përfundohet realizimi i këtij bulevardi në pjesën drejt pikës kufitare Jazhincë, në një gjatësi prej 400 metrave. Dhe me realizimin e pjesës tjetër të bulevardit "Vidoe Smilevski-Bato" do të mbyllen dy problemet kryesore të komunikimit për Tetovën dhe do të çlirohet ky kaos në të cilin jeton Tetova dhe shpresojmë që dalëngadalë Tetova do të bëhet një mjedis urban serioz. Me këtë projekt shpresojmë që pas tre muajve në të cilin është planifikuar të punohet,  të lëshohet në përdorim që të jepet edhe një mundësi për Tetovën që të çlirohemi nga ky kaos në komunikacion", deklaroi Bilall Kasami.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të realizohen paralajmërimeve për hartimin e planeve të detajuara urbanistike me qëllim të depërtimit në bulevardin "Ilinden" nga posta deri në stadium, Kasami me përgjigje se po punohet për dokumentacionin.

Bëhet fjalë për çështje ditësh, fundi i shkurtit apo fillimi i marsit, kur do të niset me ndërtimin e stadiumit, jemi drejt fundit të formaliteteve dhe harmonizimit të marrëveshjes me realizuesin. Kjo ka qenë përgjigjja e Kasamit në pyetjen se a ka marrëveshje me kompaninë e përzgjedhur në tender për rindërtimin apo ndërtimin e stadiumit në Tetovë.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR