• e shtunë, 27 korrik 2024

Këtë mëngjes më ftohtë në Berovë -5 gradë

Këtë mëngjes më ftohtë në Berovë -5 gradë

Shkup, 21 shkurt 2023 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në Berovë është matur temperatura më e ulët prej -5 gradë Celsius. Pasojnë me -4 Shkupi afër Petrovecit dhe Manastiri, -2 në Tetovë, Prilep, Strumicë, Kriva Pallankë, Demir Kapi dhe Lazaropole, -1 në Shtip dhe Kumanovë.

Zero gradë janë matur në Shkup afër Zajçev Ridit, Ohër, Pretor, Dibër, Kodra e Diellit, 1 në Hanet e Mavrovës, 2 në Gjevgjeli, Krushevë dhe Vinicë dhe 8 gradë në Dojran.

Në Kodrën e Diellit, trashësia e dëborës në orën 7 ishte 25 centimetra.

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri në 22 gradë. Në Shkup me diell me erë të lehtë në drejtim të ndryshueshëm dhe temperaturë deri në 19 gradë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR