Këshilltari i Bajdenit do ta vizitojë Izraelin për të ndihmuar që të shmanget përshkallëzimi
- Këshilltari i lartë i presidentit amerikan Xho Bajden, Amos Hohshtajni, sot do të vizitojë Izraelin për takime me qëllim që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm përgjatë kufirit me Libanin.

Uashington, 17 qershor 2024 (MIA) - Këshilltari i lartë i presidentit amerikan Xho Bajden, Amos Hohshtajni, sot do të vizitojë Izraelin për takime me qëllim që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm përgjatë kufirit me Libanin.
Hohshtajni do t'i mbështesë përpjekjet që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm përgjatë "vijës së kaltër" midis Izraelit dhe Libanit, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan i cili dëshironte të mbetet anonim.
Përleshjet midis Izraelit dhe luftëtarëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban kanë çuar në thellimin e tensioneve në të gjithë Lindjen e Mesme.
Foto: Arkivi i MIA-s