• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli penal në afat prej 48 orësh duhet të vendosë për ankesën e Prokurorisë për personat e përfshirë në sulmin në M-NAV

Këshilli penal në afat prej 48 orësh duhet të vendosë për ankesën e Prokurorisë për personat e përfshirë në sulmin në M-NAV

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup duke vepruar sipas parashtresës së Prokurorisë Themelore Publike - Shkup kundër vendimeve të gjyqtarëve të procedurës paraprake nga 5 janari, ku janë shqiptuar masa parandaluese ndaj katër personave dhe lidhur me zhvillimet në M-NAV, gjatë ditës së sotme ka formuar lëndë pas marrjes së përgjigjes në ankesën e mbrojtjes.

"Duke marrë parasysh kërkesën e palëve në procedurë, por në radhë të parë për hir të respektimit të vazhdueshëm të dispozitave ligjore, gjykata në afat prej 48 orëve do të marrë vendim përkatës për të cilën do të njoftojë palët dhe opinionin", thuhet në njoftimin e sotëm të Gjykatës penale.

Sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me personat tjerë të përfshirë në rastin, Gjykata njofton se deri sot pasdite prokurori publik nuk ka paraqitur kërkesë shtesë në gjykatë për caktimin e masave për personat e tjerë të përfshirë përveç katër të cilëve tashmë janë nën masën e kujdesit.

Për ndërhyrjen në ndërtesën e M-NAV-it dhe sulmin ndaj punonjësve, Gjykata penale ka vendosur masën e kujdesit për Bekim Nezirin, këshilltar M-NAV dhe tre personave të tjerë edhe pse Prokuroria publike ka kërkuar paraburgim. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR