• e martë, 24 dhjetor 2024

Këshilli për gjuhën maqedonase pranë Qeverisë kërkon miratimin e Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase

Këshilli për gjuhën maqedonase pranë Qeverisë kërkon miratimin e Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli për gjuhën maqedonase pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i bën thirrje kryetarit të Komisionit parlamentar për kulturë, Kastriot Rexhepi, që menjëherë të thërrasë Komisionin për kulturë të Kuvendit dhe të miratohet Propozim-ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase.

"Këshilli për gjuhën maqedonase pranë Qeverisë së RSM-së i dërgon thirrje publike kryetarit të Komisionit për kulturë në Kuvendin e Maqedonisë, Kastriot Rexhepi, që menjëherë të aktivizojë punën e Komisionit dhe të sigurojë debat amendamentues për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase", qëndron në kumtesën e Këshillit.

Nga aty shtojnë se çdo shtyrje në këtë proces është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me respektin reciprok dhe ndërkulturor të komuniteteve të ndryshme në shoqërinë tonë.

"Propozim-ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase është përgatitur dhe harmonizuar me Këshillin për gjuhën maqedonase, janë mbajtur disa debate publike dhe janë harmonizuar plotësimet e ndryshme nga deputetët dhe nga vende të tjera, ndërsa në përpunimin e tij mori pjesë edhe opinioni i gjerë profesional dhe kulturor. Dëshirojmë të shënojmë se procedurën për miratimin e ligjit të ri e përkrahin të gjitha grupet parlamentare që shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në finalizimin e tij edhe me amendamente", thonë nga Këshilli për gjuhën maqedonase pranë Qeverisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR