• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Këshilli i Tetovës formoi një grup pune për riemërtimin e rrugëve

Këshilli i Tetovës formoi një grup pune për riemërtimin e rrugëve

Tetovë, 26 gusht 2024 (MIA) – Komuna e Tetovës ka filluar procesin e riemërtimit të rrugëve. Në mbledhjen e sotme të 36-të të Këshillit të Komunës është miratuar vendimi për formimin e Grupit të punës për riemërtimin e rrugëve që tashmë kanë emër të përcaktuar dhe emërtimin e rrugëve, emri i të cilave është përcaktuar me numër pune.

Me riemërtimin është planifikuar të mbulohen 200 rrugë dhe shtëpi që nuk kanë numër, sepse ka problem gjatë dorëzimit të faturave, thonë nga vetëqeverisja lokale.

Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë, nga të gjitha partitë politike që janë pjesë e Këshillit.

"Në fazën e parë u punua për identifikimin e rrugëve. Në Komunën e Tetovës ka 47 rrugë të reja dhe 150 rrugë me numër dhe shtëpi pa numër. Pas fazës së dytë, gjegjësisht formimit të komisionit, do të propozohen emra të rinj, ndërsa planifikohet të ketë një përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve etnike në Tetovë. Vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli, i cili duhet të miratojë emrat e propozuar, si në qytet ashtu edhe në fshatra. Deri më tani kemi pasur problem me dorëzimin e faturave dhe zgjidhjeve te qytetarët personalisht", thonë nga Komuna e Tetovës.

Në seancën e sotme, këshilltarët ndër pikat e tjera të rendit të ditës, votuan edhe propozim-vendimin për nevojën e përcaktimit të zonave mbrojtëse në burimet e Leshnicës, si dhe propozim-vendimin për ndarjen e faturave të ujit dhe kanalizimeve nga fatura e përbashkët për mbeturinat dhe pastërtinë publike. ls/

Foto: Komuna Tetovës

 

QËNDRONI TË LIDHUR