• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurisë së KB-së nesër do të marrë vendim rreth kërkesës së ë palestinezëve për anëtarësim të plotfuqishëm

Këshilli i Sigurisë së KB-së nesër do të marrë vendim rreth kërkesës së ë palestinezëve për anëtarësim të plotfuqishëm

Nju-Jork, 17 prill 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurisë i KB-së nesër do të përgjigjet ndaj kërkesës së palestinezëve për anëtarësim të plotfuqishëm në Kombet e Bashkuara.

Nëse kërkesa miratohet, sipas përfaqësueses amerikane, ky anëtarësim nuk do t'u ndihmojë palestinezëve të marrin shtetësi.

Ambasadorja e SHBA-së në KB, Linda Tomas deklaroi se nuk e ka parë rezolutën e KB-së, e cila do të ndihmonte t'i jepet fund konfliktit izraelito-palestinez me vendim me dy shtete.

Në shtator të vitit 2011, presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas e ka ngritur procedurën duke kërkuar "qasje të shtetit Palestinë në KB", por që atëherë procedura nuk ka përfunduar.

Në nëntor të vitit 2012, autoriteti palestinez mori status të "shtetit monitorues, që nuk është anëtar" i KB-së.

Palestinezët përditësuan kërkesën e tyre për anëtarësim në KB me një letër drejtuar Këshillit të Sigurisë së KB-së në fillim të prillit, duke përmendur ofensivën izraelite në Gaza.

Vëzhguesit parashikojnë veto nga SHBA-ja, të cilat tashmë e kundërshtuan atë në vitin 2011. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR