• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurimit të KB-së kërkoi nga Guteresh udhëzime për veprim të mëtutjeshëm me talebanët

Këshilli i Sigurimit të KB-së kërkoi nga Guteresh udhëzime për veprim të mëtutjeshëm me talebanët

Nju-Jork, 17 mars 2023 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guteresh të japë një vlerësim të pavarur për mënyrën e ballafaqimit me administratën e talebanëve afganë dhe sfidat luftarake, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkeljet e të drejtave të grave dhe vajzave.

Këshilli kolektiv 15-të anëtarësh miratoi një rezolutë me të cilën kërkohet nga Guteresh të dorëzojë raport deri kah mesi i nëntorit me "rekomandime të ardhshme për qasje të integruar  te aktorët  relevant politik, humanitar dhe zhvillimor, brenda dhe jashtë Kombeve të Bashkuara", raportojnë mediat britanike.

Administrata talebane, e cila e ndërmori pushtetin në gusht të vitit 2021, kur forcat  e udhëhequra nga SHBA-ja pas 20-të vitesh kontroll në terren u tërhoqën nga Afganistani, thonë se i respektojnë të drejtat e grave në pajtim me interpretimin e saj të ashpër të ligjit islamik.

Megjithatë, ajo u ndalon grave dhe vajzave të shkojnë në shkollë të mesme dhe universitet, të dalin në park dhe të punojnë për grupet humanitare. Grave, gjithashtu nuk u lejohet të dalin nga shtëpia pa shoqërimin e e ndonjë familjari të gjinisë mashkullore dhe duhet ta mbulojnë fytyrën, përkujtojnë mediat britanike.

Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në KB, Lana Nuseibeh, tha se "statusi quo nuk është i qëndrueshëm".

"Këshilli reagon me kujdes dhe maturi në krizën e rëndë dhe në parim qasja e zakonshme nuk është e mjaftueshme për Afganistanin", tha Nuseibeh.

Në rezolutë, Këshilli i Sigurisë shfaqi brengë për shkak të mungesës së përparimit në pritjet e administratës talebane. Ai, gjithashtu, e thekson " vlerën e pjesëmarrjes së plotë, të barabartë dhe të rëndësishme të grave dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë gratë, fëmijët, pakicat dhe veçanërisht  kategoritë e rrezikuara".

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar 4.6 miliardë dollarë në vitin 2023 për të ofruar ndihmë në Afganistan, duke vënë në dukje se dy të tretat e popullsisë së vendit, ose rreth 28 milionë njerëz, po luftojnë për të mbijetuar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR