Këshilli i Sigurimit i OKB-së sonte do të mbajë një takim pas vdekjes së qindra palestinezëve në sulmin e sotëm
- Këshilli i Sigurimit i OKB-së sonte do të mbajë takim me dyer të mbyllura pas vdekjes së rreth njëqind personave, sipas të dhënave të Hamasit, gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore në Rripin e Gazës, transmetojnë agjencitë perëndimore.

Nju-Jork, 29 shkurt 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i OKB-së sonte do të mbajë takim me dyer të mbyllura pas vdekjes së rreth njëqind personave, sipas të dhënave të Hamasit, gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore në Rripin e Gazës, transmetojnë agjencitë perëndimore.
Algjeria kërkoi një takim urgjent, sipas një burimi diplomatik të paidentifikuar.
Sipas mediave palestineze, më shumë se njëqind palestinezë u vranë, ndërsa 760 u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj njerëzve që prisnin në radhë për të marrë ushqim.
Nga ana tjetër, zyrtarët izraelitë pohojnë se shumica e viktimave kanë humbur jetën në stampedo, si dhe se disa persona janë goditur nga kamionët e furnizimit.
Armata izraelite e pranoi se ushtarët e saj qëlluan ndaj disa palestinezëve që po lëviznin drejt ushtarëve dhe tankut në pikën e kontrollit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s