Këshilli i ri drejtues i AKE-së do të stopojë vendimin për rritjen e pagave për 20 për qind, paralajmëroi Mickoski
- Udhëheqësia e re, gjegjësisht Këshilli i ri drejtues i Agjencisë për komunikime elektronike do ta stopojë vendimin për rritjen e shpenzimeve për bruto paga për 20 për qind në AKE, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes nga deputeti i VMRO-DPMNE Bojan Stojanovski, i cili theksoi se me planin e propozuar financiar për vitin 2025 ky trup parashikon të ardhura prej 9,3 milionë denarë, që është për 31 për qind më pak në krahasim me këtë vit.
Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Udhëheqësia e re, gjegjësisht Këshilli i ri drejtues i Agjencisë për komunikime elektronike do ta stopojë vendimin për rritjen e shpenzimeve për bruto paga për 20 për qind në AKE, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes nga deputeti i VMRO-DPMNE Bojan Stojanovski, i cili theksoi se me planin e propozuar financiar për vitin 2025 ky trup parashikon të ardhura prej 9,3 milionë denarë, që është për 31 për qind më pak në krahasim me këtë vit.
"E këtë e kam mësuar këtë nga menaxhmenti i ri në Agjencinë për Komunikime Elektronike, i cili është zgjedhur në Kuvend rreth dy javë më parë, se menaxhmenti ka nënshkruar Marrëveshje kolektive së bashku me drejtorin, i cili është anëtar i stafit të Bashkimit Demokratik për Integrim, këta që kujdesen për standardin dhe janë shumë të shqetësuar se kush është legjitim e kush jo. Ata kanë nënshkruar Marrëveshje kolektive, e cila nuk ishte nënshkruar asnjëherë më parë dhe nuk kishte pasur nevojë për të, kur të gjithë e dimë se sa dhe sa janë të ardhurat në Agjencinë për Komunikime Elektronike. Lajmi i mirë është se menaxhmenti i ri, Bordi i ri drejtues, gjëja e parë që do të bëjnë është të ndalojnë këtë vendim dhe do të marrin të gjithë mekanizmat në dispozicion për ta bërë të pavlefshme këtë Marrëveshje kolektive. Marrëveshjen kolektive, po e përsëris, e ka nënshkruar menaxhmenti i mëparshëm, ku anëtari, gjegjësisht kryetari i Bordit drejtues është nga LSDM, ndërsa drejtori i cili edhe për momentin e mban atë pozitë është nga radhët e BDI-së", theksoi Mickoski. mb/
Foto: MIA