Këshilli i Qytetit të Shkupit votoi për rritjen e subvencioneve për NQP-në
- Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e jashtëzakonshme sot e votoi propozim-vendimin për ndryshim të buxhetit për subvencione për Ndërmarrjen për Qarkullim Publik- Shkup nga 440 milionë denarë në 550 milionë denarë, me çka kompania do të ketë rritje të subvencioneve në vlerë prej 110 milionë denarë.
- Post By Fami Bajrami
- 16:50, 14 nëntor, 2023
Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA)- Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e jashtëzakonshme sot e votoi propozim-vendimin për ndryshim të buxhetit për subvencione për Ndërmarrjen për Qarkullim Publik- Shkup nga 440 milionë denarë në 550 milionë denarë, me çka kompania do të ketë rritje të subvencioneve në vlerë prej 110 milionë denarë.
Pas votimit të arsyetimit rreth thirrjes së seancës, Këshilli dha dy herë pauza për shkak të mungesës së kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe vazhdoi pas paraqitjes së saj në këtë mbledhje të jashtëzakonshme.
Këshilltarët nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, akuzuan se po harxhohen paratë, siç thanë, në mënyrë jo parimore, duke pasur parasysh situatën me transportin publik, duke akuzuar pastaj se transporti publik gjendet në një kaos të madh pikërisht për këtë. Ata kanë thënë se gjithmonë kanë votuar në mënyrë parimore për të gjitha pikat dhe thanë se kështu do të vazhdojnë, por theksuan edhe se janë opozitë në Qytetin e Shkupit.
Drejtori i NQP-së, Kërste Petreski, duke informuar për gjendjen në ndërmarrje tha se për momentin ka 326 autobusë prej të cilëve nga 250 deri në 280 janë në funksion çdo ditë.
Këshilltari nga radhët e të njëjtit koalicion, Malisha Stankoviq tha se deri më tani kompanisë i janë ndarë 440 milionë vetëm për vështirësi operative si dhe 600 milionë denarë shtesë nga Buxheti i Qytetit të Shkupit.
Kryetarja Arsovska nga na tjetër, theksoi se pikërisht për shkak të bllokadave të këshilltarëve nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ndodhin të gjitha pengesat që siç tha, pikërisht për shkakun e tyre, kanë arritur vetëm 250 projekte dhe krahas obstruksioneve të shumta nga ana e tyre në vend të 400 projekteve të mundshme. Ajo u kërkoi atyre që nëse janë në opozitë, të japin dorëheqje të gjithë anëtarët e Këshillave drejtues në Ndërmarrjet publike dhe shkollat që marrin mjete nga buxheti i qytetit.
Ajo poashtu e fajësoi kryetarin e Këshillit, Trajko Sllaveski se ka falsifikuar nënshkrime për praninë e këshilltarëve nga partia e tij, për të cilën Sllaveski paralajmëroi se kryetarja Arsovska do të marrë padi për shpifje. ss/
Foto: MIA